Forcimi i dollarit amerikan dhe rritja e burimeve operacionale të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ulur çmimin global të naftës së papërpunuar në fillim të javës.
Çmimi i brendit ndërkombëtar të naftës Brent u ulë për 0.10 për qind në 51.90 dollarë për fuçi, ndërkohë që brendi amerikan i naftës WTI u ulë për 0.30 për qind në 50.20 dollarë për fuçi.
Të premten çmimi global i naftës së papërpunuar Brent ishte 52.02 dollarë, por javën e filloi me 51.78 dollarë për një fuçi, çmim ky i regjistruar të hënën në orën 01:00. /Telegrafi/