Telegrafi

Nafta mbi 46 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës kanë vazhduar edhe të merkurin me rënie, ku nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 46.02 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 43.55 dollarëve për fuçi.

Gjatë sesionit të së enjtes çmimet ranë me më shumë se 2%. Trajektorja e re e çmimeve merr shtysë nga të dhënat që flasin për një thellim të hendekut kërkesë ofertë dhe paaftësi të OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.

Ekspertët shprehen se nuk përjashtohet mundësia e rënies së mëtejshme të çmimeve, ndoshta duke testuar edhe nivelin e 40 dollarëve për fuçi. /Telegrafi/