Telegrafi

Nafta mbi 112 dollarë për fuçi

Nafta për dërgesën e orientuar në muajin qershor në tregtinë elektronike të bursës në Nju-Jork ishte në rritje për 78 cent dhe është tregtuar për 112.24 dollarë për barel.
Në bursën e Londrës, nafta brent për terminin e njëjtë të dërgesës është ndërruar për çmim prej 124.64 dollarëve për barel, 79 cent më e shtrenjtë sesa nga dita paraprake.

Nafta mbrëmë në përmbylljen e bursës në Nju-Jork u përforcua për 3.17 dollarë në 111.45 dollarë për barel, si pasqyrim i shenjave se ulja e furnizimeve të naftë dhe derivateve në SHBA nuk e zvogëloi kërkesën, në krahasim me forcimin dymujor të çmimeve. /Telegrafi/