Telegrafi

Nafta mbi 100 dollarë për fuçi

Burimet e kësaj agjencie informojnë se ekziston rreziku i vërtetë se çmimet aktuale të naftës së papërpunuar prej më shumë se 100 dollarë për fuçi do të pengojnë zgjerimin e ekonomisë globale që është e varur nga nafta.

Sipas Agjencisë, ka shenja se çmimi i lartë i naftës po ul kërkesat për këtë karburant. Kërkesat për naftë, në muajt e parë të vitit, 2011 ishin ende në rritje, por jo aq shpejt sa në fund të vitit 2010.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, këshilltarja kryesore e energjisë për vendet perëndimore, thotë se problemi i çmimeve të larta mund të zgjidhet nga vetë çmimet e larta.

Ndërsa kërkesa për naftë ulet, kjo mund të sjellë edhe rënien e çmimit. Çmimi për naftë është më i larti në 2 vjet e gjysmë, më shumë se 124 dollarë për fuçi në tregun e Londrës dhe më shumë se 109 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jork. /Telegrafi/