Telegrafi

Nafta, Kina investon në platformat kanadeze

Kompania në fjalë, më e madhja e naftës në Azi, po blen aksionet e firmës kanadeze “Athabasca Oil Sands”, e cila ka platformat e saj në MacKay River dhe në Dover Fields.

Dy zonat në fjalë prodhojnë rreth 5 bilionë fuçi naftë dhe qeveria kanadeze pritet që ta mbështesë marrëveshjen në fjale.

Kompania tjetër kanadeze “Alberta oil sands” është e dyta në botë për kontrollin e rezervave të naftës, por kostoja e nxjerrjes së arit të zi është shumë e lartë.

Për këtë arsye procesi i ndarjes së naftës nga rëra kërkon shumë energji dhe punë intensive dhe si e tillë kostot e saj kanë qenë efektive vetëm kur çmimi global i naftës ka qenë i lartë.

Analistët parashikojnë se çmimi në fjalë duhet të shkojë mbi 80 dollarë për fuçi, në mënyrë që rezervat kanadeze të kenë sukses. /Telegrafi/tch/