Telegrafi

Nafta e papërpunuar tregtohet me 68.25 dollarë për fuçi

Foto: Arkiv

Çmimi i naftës bruto tregtohet pak më e lartë se 68.25 dollarë për fuçi dhe ky çmim u mbështet nga pasiguria mbi situatën politike në Libi, anëtare e OPEC-ut.

Që kur komandanti i forcave ushtarake në Libinë Lindore, Khalifa Haftar ka urdhëruar kontrollin e porteve të naftës të Korporatës Kombëtare të Naftës (NOC) duke mos lejuar nxjerrjen e naftës, shkruan Telegrafi.

Investitorët besojnë se situata mund të zvogëlojë prodhimin e naftës libiane ose të ndalojë përkohësisht atë, ku NOC është i vetmi person juridik me të drejtën e shitjes së naftës. Pasiguria mbi eksportet e naftës në Libi vjen pasi OPEC-u së bashku me një grup partnerësh njoftoi një rritje të furnizimit prej rreth 1 milion fuçi në ditë që synonte ngrirjen e tregjeve të naftës. /Telegrafi/