Site icon Telegrafi

Nafta e papërpunuar aktualisht është duke u tregtuar në 66.03 dollarë për fuçi

Nafta po tregtohet më poshtë nivelit të çmimit, ndërsa furnizimet në Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rritën, pasi investitorët ende presin që vendet e OPEC-ut të heqë shkurtimet e saj të prodhimit kur organizata të mblidhet më 22 qershor.

Nafta e papërpunuar aktualisht është duke u tregtuar në 66.03 dollarë për fuçi, shkruan Telegrafi.

Instituti Amerikan i Naftës (API) njoftoi të martën se inventarët e naftës së papërpunuar u rritën 830 mijë fuçi javën e kaluar në 433.7 milionë fuçi në total, pasi prodhimi i naftës së papërpunuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rrit 28 për qind në dy vitet e fundit në një rekord prej 10.8 milionë fuçi në ditë.

Prodhimi në Rusi u rrit gjithashtu mbi 11 milionë fuçi në ditë. Zyrtari i Administratës Informative të Energjisë (VNM) është planifikuar të publikojë të dhënat e prodhimit dhe inventarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Disa analistë besojnë se tregtarët do të mbajnë pozicionet e tyre deri sa të jetë e qartë se çfarë OPEC do të miratojë. /Telegrafi/

Exit mobile version