Telegrafi

Nafta e Kosovës pesëfish më e dobët se e rajonit

Prej të gjitha shteteve të rajonit vetëm shteti i Kosovës lejon importin e derivateve të naftës të cilat përmbajnë 50 PPM (sulfur dizel). Në shtetet fqinje korportatat e naftës nuk guxojnë të shesin në tregun e tyre naftë që përmban më shumë se 10 PPM.

Ministria për Tregti e Industri pati planifikuar që në muajin janar të veprojë njëjtë si fqinjët për sa i përket naftës, por një plan i tillë ende nuk është zbatuar.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie një përqindje kaq të lartë të sulfurit mund ta lejojnë deri në fund të vitit 2011 dhe shtetet e Bashkimit Evropian nuk do të japin vërejtje rreth këtij veprimi.

Në anën tjetër zyrtarët doganor nuk kanë informata se sa importohet brenda një viti naftë e cila përmban pesëfish më shumë PPM sesa nafta e vendeve fqinje, mirëpo Nazmi Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës ka thënë se Ligji i Kosovës për naftën është perfekt në krahasim me vendet e tjera .

Ndërkaq, përqindje më e madhe e sulfurit gjendet tek nafta e Rafinerisë maqedonase OKTA, e cila derviatet me 50 PPM nuk i shet në tregun vendas por kjo sasi shitet në Kosovë. /KohaDitore/Telegrafi/