Telegrafi

Nafta drejt shtrenjtimit, panik te konsumatorët

Konkretisht, në tregjet amerikane nafta (light crude) është shkëmbyer për 70,89 dollarë për fuçi, ndërsa Brent-i londinez, gjatë ditës së djeshme, preku kuotën e 73,70 dollarëve.

Ndërkaq, duke iu rikthyer analizës së bërë nga britanikja e "Financial Times", që publikon të dhëna të reja për bankat në Angli, të cilat kanë nisur të fitojnë sërish. Sipas FT-së, fitimi i bankave rrit shpresën se bota është në prag të daljes nga kriza ekonomike. Pavarësisht kësaj, gazeta paraqet rrezik të madh çmimin e naftës. Sipas saj, ekzistojnë edhe dy rreziqe. I pari është se forcimi i prodhimit mundet të jetë afatshkurtër.

Rreziku i dytë është shtrenjtimi i naftës që, siç thekson gazeta, mund të bllokojë aktivitetet, edhe ashtu të varfra, ekonomike. Një fuçi nafte dje i ka kaluar 72 dollarë, që është çmimi më i lartë në 10 muajt e fundit.