Telegrafi

Nafta, drejt rënies

Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane për dërgesë në janar sot në bursën e Nju-Jorkut u zvogëlua për 87 centë dhe shitej për 75,59 dollarë për barel.

"Brent" nafta europiane në bursën e Londrës në të njëjtën kohë u lirua për 59 centë dhe shitej për 77,77 dollarë për barel.

Në bursë sot u shënua ulje e çmimeve edhe të energjensave tjerë dhe në indekset e bursave për shkak të raportit të ardhshëm për shkallën e papunësisë në SHBA.

Analisti nga ndërmarrja konsultante "Petromatriks", Olivie Zhakob tha se "papunësia nuk është e mirë për konsumimin e naftës. Nevojitet që njerëzit të shkojnë në punë, të vozisin automobila dhe të shpenzojnë të holla nëpër qendrat tregtare".

Ekonomia amerikane doli nga recesioni, por tregu për fuqinë punëtore akoma nuk është rimëkëmbur. Analistët parashohin se raporti do të tregojë se në nëntor pa punë në SHBA kanë mbetur rreth 130.000 njerëz, ndërsa në tetor ky numër ka arritur 190.000.