Telegrafi

Nafta drejt 100 USD/fuçi

Parashikimin e bëjnë ekspertët amerikanë të fushës, duke e lidhur me faktin e krijimit të likuiditeteve monetare, të cilat në fakt nuk ekzistojnë, por që japin presione te lëndët e para.

Sipas tyre, problemi i vërtetë qëndron në faktin se ekonomia botërore nuk është ende gati të përballojë çmime të larta të karburantit, lënda e parë më e përdorur në shumë biznese.

Ndërkaq, bursat po mbyllën me çmime gjithnjë e në rritje të naftës, duke treguar shenja të përkeqësimit të situatës. Pas rekordit historik të fuçisë së shitur në gusht 2008, me 147 dollarë dhe uljes në janar 2009, në 32.08 dollarë, aktualisht "ari i zi" është kuotuar me 70,32 dollarë.