Telegrafi

Nafta do ulet në 70 dollarë për fuçi

“Çmimet do të bien me 70 dollarë për fuçi në 2015-ën dhe deri në 2030-ën do të rriten gradualisht deri në 113 dollarë për fuçi”, thuhet në raportin e kësaj organizate.

Por spekulimet dhe gjendja gjeopolitike nuk mund të lënë jashtë këtij skenari idenë se mund të ndodhë e kundërta e parashikimeve, që nafta të arrijë në 186 dollarë për fuçi në 2030-ën.

Në një kohë që shumë vende të botës bëjnë thirrje për prodhimin e energjisë nga burime alternative, si qymyri apo centralet bërthamore, kritikat në lidhje me politikat e munguara kanë qenë objekt debati në shumë forume ndërkombëtare ekonomike.

Raporti thekson se kërkesa për energji elektrike do të rritet me gati 85 për qind në ato vende të cilat nuk janë anëtare të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, e njohur si OECD, vende këto që kanë një ekonomi më të dobët se 30 shtetet anëtare të organizatës, të cilat do të përjetojnë një rritje me gati 19 për qind të kërkesës. /Shqip/