Telegrafi

Nafta, çmimi bie nën 109 dollarë për barel

Nafta e lehtë amerikane  në tregtimet elektronike para hapjes së Bursës në Nju-Jork, sot u lirua në 108,70 dollarë për barel, që është për 6,76 dollarë më pak sesa të premten kur kjo naftë kushtonte 115,46 dollarë për barel.

Bursa në Nju-Jork nuk ka punuar dje për shkak Ditës së punës në SHBA, por në tregtimet elektronike nafta ka kushtuar 110,63 dollarë për barel, që është çmimi i saj më i ulët në katër muajt e fundit.

Njëkohësisht, "brenti" evropian i Detit të veriut ,sot u lirua me 1,90 dollarë në 107,51 dollarë për barel.

Rënia më e re e çmimeve të naftës vjen në vigjilje të takimit të ministrave të naftës të anëtareve të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK), që duhet të mbahet më 9 shtator në Vjenë, në të cilën pritet të vendoset për ndërrimin e prodhimit të tij ditor të naftës.

Në dy muajt e fundit nafta  u zvogëlua dukshëm në bursat botërore, pas arritjes së çmimit rekord mbi 147 dollarëve për barel në gjysmën e parë të korrikut.

Sipas analistëve, shkaku kryesor për këtë lirim drastik të naftës është shqetësimi  i ngadalësimit të rritjes ekonomike në botë, para se gjithash në SHBA, të cilët janë shpenzuesit më të mëdhenj të karburanteve. /MIA/