Telegrafi

Nafta Brent në 85 dollarë në tremujorin e tretë

Analistët thonë se niveli aktual i naftës do të japë efekte negative në masën e zgjerimit të ekonomisë botërore, pavarësisht se për këtë tremujor ata rritën me 5 dollarë mesataren e çmimit të naftës bruto.

Shqetësimet se çmimi i lartë i naftës do të dëmtojë ri-ngritjen e brishtë të ekonomisë në Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë globale u përforcuan në këtë javë pas paralajmërimit të Standard & Poor’s për reduktim të nivelit të kreditit të ekonomisë së parë të botës. Ndërkohë që çmimi aktual është ndikuar nga intensifikim,imi i trazirave politike dhe sociale në botën arabe të lindjes së mesme dhe nga lufta civile në Libi.

Sipas raporteve të analistëve të tregut në skenarin bazë, niveli i çmimit të naftës mbetet e lartë në tremujorin e dytë dhe në fillim të tremujorit të tretë do të nisë edhe korrektimi i çmimit për shkak të daljes në sipërfaqe të reduktimit të konsumit dhe të nivelit të lartë të furnizimit të tregut. Sipas analistëve në mesatare çmimi i naftës bruto Brent të Londrës do të jetë 85 dollarë për fuçi në gjysmën e dytë të vitit dhe mesatarja për të gjithë vitin do jetë 108 dollarë për fuçi. /Telegrafi/