Telegrafi

Nafta Brent mbi 114 dollarë për fuçi

Por shqetësimet për moderimin e rritjes ekonomike të Kinës dhe shqetësimet për problemet e borxhit në Eurozonë kanë kufizuar masën e rritjes.

Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin u rrit 40 cent në 114.01 dollarë për fuçi. Bençmarku europian u rrit më shumë se 2 dollarë në sesionin e kaluar duke regjistruar fitimet e para në tre sesionet e fundit.

 Nafta bruto amerikane West Texas Intermediate u rrit 73 cent në 97.62 dollarë për fuçi. /Telegrafi/