Telegrafi

Nafta Brent e qëndrueshme rreth 122 dollarë për fuçi

Sidoqoftë në tregje analistët thonë se situata në Libi do vijojë të mbështesë një vlerë të lartë të naftës. Nafta bruto Brent e Londrës për majin ra 40 cent në 121.82 dollarë për fuçi.

Nafta bruto amerikane për majin ra 28 cent në 108.07 dollarë për fuçi. Diferenca mes bençmarkut europian dhe amerikan të naftës qëndroi në 13.75 dollarë, vlerë kjo pranë kulmit historik 17.12 dollarë që u regjistrua në 1 mars të këtij viti. /Telegrafi/