Telegrafi

Nafta Brent 115 dollarë

Nafta bruto Brent e Londrës për majin ra 31 cent në 114.85 dollarë për fuçi dhe është gati 5 dollarë larg kulmit 120 dollarë për fuçi që preku në fund të muajit të kaluar. Ndërkohë nafta bruto amerikane për majin ra 46 cent në 104.33 dollarë për fuçi.

Po ashtu edhe tregu energjetik nuk ka përformanca të mira, pas zhvlerësimit të borxhit sovran të Greqisë dhe Portugalisë nga agjencia e vlerësimit të kreditit Standard & Poor. /Telegrafi/