Telegrafi

Nafta Brent 109 dollarë për fuçi

Në ditën e enjte çmimet ranë më shumë se 6 për qind pas publikimit të vendimit nga agjencia. Në sesionin e sotëm nafta bruto Brent e Londrës për gushtin u rrit 1.28 dollarë në 108.54 dollarë për fuçi. Megjithatë bençmarku europain po përgatitet të mbyllë javën me rënie 4 për qind.

Nafta bruto amerikane West Texas Intermediate u rrit 1.21 dollarë në 92.23 dollarë për fuçi. Vendet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ose konsumatorët më të mëdhenj të botës mund të furnizojnë tregun deri në 60 milionë fuçi për muajin e ardhshëm dhe kjo mund të shkaktojë një trend rënës të naftës. /Telegrafi/