Telegrafi

Nafta bie nën 69 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar në bursën e Nju Jorkut u tregtua për 68,18 dollarë për fuçi.

Ari i zi ka humbur rreth 20 përqind të vlerës prej 3 majit, kur tregtohej për 87,15 dollarë për fuçi, si pasojë e shqetësimeve të investitorëve nga kriza e borxheve në Evropë.