Telegrafi

Nafta bie, dollari rritet

Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin ra 73 cent në 104.39 dollarë për fuçi. Kjo kontratë ka regjistruar humbje në dy javët që lamë pas.

Nafta bruto amerikane për gushtin West Texas Intermediate ra 55 cent në 90.40 dollarë për fuçi. Nafta Brent ra 2 për qind në ditën e premte dhe mbylli javën me rënie 7 për qind. /Telegrafi/