Telegrafi

Nafta 88 dollarë

Sipas një sondazhi të Reuters në javën e kaluar inventari i naftës bruto në shtetet e bashkuara shënoi rritje në një kohë kur u rrit edhe importi nga jashtë ndërsa përdorimi i rafinerive nuk ndryshoi, në sesionin e sotëm nafta bruto amerikane për marsin ra 27 cent në 87.60 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar nafta bruto amerikane shënoi rënie me 1.39%.

Kontratat për muajin shkurt u rrëzuan të martën për të dytin sesion në radhë, ndërsa kontratat e marsit ranë për të 6-in sesion në radhë. Nafta bruto Brent e Londrës ra 24 cent në 96.37 dollarë për fuçi.

Ndërkohë në tregje pritet që nafta në këtë tremujor të parë të bjerë në 80 dollarë për fuçi për shkak të pritshmërisë së lartë për ndërhyrje zyrtare në ekonominë e kinës për të kontrolluar rritjen e çmimeve dhe inflacionin. /Telegrafi/