Telegrafi

Nafta, 49 dollarë për fuçi

Nafta e lehtë amerikane për porositë e muajit janar është shtrenjtuar për 2.47 dollarë duke shkuar në 48.75 dollarë për barel.

Ndërkaq brenti londinez është shtrenjtuar për 2.06 dollarë duke arritur në 48.47 dollarë për barel.

Ndryshe gjatë mbledhjes së veçantë të datës 17 dhjetor (të mërkurën), vendet anëtare të OPEK-ut, pritet të marrim vendim për reduktimin e furnizimit të tregut me këtë produkt, në përpjekje për të ndaluar rënien e vazhdueshëm të çmimit.

OPEK-u, anëtare të të cilës janë Algjeria, Angola, Ekuadori, Venecuela, Irani, Iraku, Katari, Libia, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, kënaq 40 për qind nga nevojat botërore për naftë. Pas reduktimit të prodhimit për 1.5 milionë fuçi në ditë kuota e tanishme për prodhim të naftës nga OPEK-u shënon 28,8 milion barel në ditë. Reduktimi nga ana e OPEK-ut ne mbledhjen e së mërkurës do të bëhet për 1.5 deri 2 milionë fuçi në ditë.

Çmimi i naftës ka vazhduar rënie mjaft të madhe, që nga koha kur arriti rekordin e ngritjes në 147 dollarë për një fuçi në muajin korrik. /Telegrafi/