Telegrafi

Nafta, 40 dollarë për fuçi në New York

“Mercantile Exchange” (Nymex), fuçia "light sweet crude" për furnizimin e shkurtit arriti në 40,83 dollarë, në rënie me 87 cent në krahasim me koston e mbylljes ditën e enjte.

Pasi ka qëndruar në kuotën 50 dollarë në fillim të javës, kursi është orientuar menjëherë drejt rënies këtë javë, duke zbritur 7, 75 dollarë në tre seancat e fundit.

Madje ai ka shkuar deri nën shifrën 40 dollarë gjatë seancës së djeshme, duke prekur kuotën 39,38 dollarë.