Telegrafi

Nafta 114 dollarë për fuçi

Prodhuesi i parë i kartelit ët arit të zi, Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Gjirin Persik janë në mbështetje të idesë së rritjes së kuotave të prodhimit për shkak të shqetësimeve se niveli i lartë i çmimit të naftës do të reduktojë konsumin.

Nafta bruto Brent e Londrës për korrikun ra 62 cent në 113.86 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar bençmarku europian mbylli ditën me rënie 1.36 dollarë në 114.48 dollarë për fuçi. Kjo ishte edhe dita më e dobët në 2 javë. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 65 cent në 98.36 dollarë për fuçi. /Telegrafi/