Site icon Telegrafi

Nafta, 101.8 dollarë për fuçi

Nafta Brent e Londrës ka rënë nën 102 dollarëve për fuçi në sesione së premtes, dhe pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë.

Në sesionin e kaluar, dy bençmarkët kryesorë ranë me rreth 1 për qind, për shkak të uljes surprizë të normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europiane, që zhvlerësoi euron dhe rriti dollarin amerikan.

Rrjedhimisht mallrat që tregtohen në dollarë zgjeruan humbjet. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për tetorin ra me 8 cent në 101.8 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 94 cent.

Nafta Bruto amerikane ka ndryshuar shumë pak dhe kuotohet në 94.45 dollarë. Të Enjten kjo kontratë ra me 1 dollar./Telegrafi/

Exit mobile version