Telegrafi

Nadal rikthehet me fitore

Kjo ishte fitorja e parë e spanjollit që pas lëndimit të marrë në gju në çerekfinalen e Australian Open, me ç’rast u detyrua të heqë dorë nga kjo garë.

Britanikët Andy Murray dhe Ross Hutchins kanë pësuar disfatë me rezultat 2-0 (7-5, 7-6) nga amerikanët Andy Roddick dhe James Blake në konkurrencën e dysheve.

Në konkurrencën e femrave, spanjollja Carla Suarez Navarro mposhti favoriten ruse Svetlana Kuznetsova me rezultat 2-1 në sete (6-4, 4-6 dhe 6-4). /Telegrafi/