Telegrafi

Nadal marshon para në Monte Carlo Masters

Numri 51 i botës së tenisit, Berrer, që arriti finalen e Zagrebit më herët gjatë këtij viti, fitoi vetëm pesë pikë në setin e parë.

Berrer arkëtoi në total vetëm 18 pikë dhe u përgëzua kur e fitoi ‘gejmin’ e parë në këtë sfidë. Sidoqoftë, forma e mirë e Nadal e vulosi takimin pas 54 minutash lojë.

Nadal në çerekfinale do të takohet me bashkëkombësin e tij, Juan Carlos Ferrero. /Telegrafi/