Telegrafi

Nadal fiton titullin e gjashtë radhazi në Monte Carlo

Me fitoren prej 2-0 në sete (6-0 dhe 6-1) që e arriti pas vetëm një ore e 26 minuta, spanjolli siguroi titullin e gjashtë radhazi në këtë turne.

Ky është trofeu i parë i Nadal që nga maji i vitit të kaluar (në Romë), duke qenë se tenisti ka vuajtur nga lëndimi i gjurit, që ia ka kufizuar sukseset.

“Vitin e kaluar nuk luajta mirë këtu, por fitova. Këtë vit niveli im është krejtësisht ndryshe”, ka thënë Nadal pas fitores. /Telegrafi/