Telegrafi

Naço: Lejet minerare transparente

Sipas kreut të ministrisë së Ekonomisë, ka ardhur koha që dhënia e lejeve të ketë një koncept të ri dhe një zbatim të ri të ligjit. Transparenca në dhënien e lejeve dhe nxitja e konkurrencës janë një tjetër pikë mjaft e rëndësishme në këtë projektligj.

Gjithashtu, rëndësi në këtë projektligj do t’i kushtohet edhe mbrojtjes së mjedisit, marrja e opinionit të komunitetit etj. Aktualisht në vendin tonë prodhohen rreth 6 milion ton minerale dhe në këtë sektor janë të punësuar rreth shtatë mijë punonjës./Telegrafi/