Kryetari i Komunës së Banja Lukës, Drashko Stanivukoviq, është ngjitur në skelë për ta emërtuar shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në “Kosovë e Metohi”, përkundër kundërshtimit të drejtoreshës të shkollës.
Siç raporton “N1”, kryetari i Komunës ka debatuar me drejtoreshën e kësaj shkolle, e cila ka këmbëngulur se emri i shkollës në Ada nuk është “Kosovë e Metohi”, por “Vuk Karaxhiq”.
“Drejtoreshë, a është kjo Shqipëria apo Republika Srpska? Republika e Srpska. Atëherë do të shkruajë ‘Kosovë dhe Metohi’. Mjeshtër, ngjituni lart! Unë do të ngjitem në skelë, do të shkruajë [Kosovë dhe Metohi] dhe asnjë ministri dhe askush nuk mund ta heqë atë…”, ka thënë Stanivukoviq, transmeton Telegrafi.
Tatjana Vilendeçiq, drejtoresha e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”, duke reaguar ndaj fjalëve të Stanivukoviqit për Kosovën, tha se se pa Vuk Karaxhiq, nuk ka serb, alfabet cirilik dhe asgjë.
Ndërsa, Stanivukoviq i është përgjigjur se “pa Kosovën nuk ka asgjë”.
Ndaj kësaj ngjarjeje në Banja Lukë, ka reaguar publicisti Veton Surroi, duke thënë se ky rast “ndoshta metafora më e mirë e hipernacionalizmit të sotëm serb!”.
Verovatno najbolja metafora današnjeg srpskog hipernacionalizma! Dole jezik i književnost, pa makar i srpski jezik i književnost! https://t.co/OVvFQFNYLG
— VetonSurroi (@VSurroi) September 1, 2023
“Poshtë gjuha dhe letërsia, edhe gjuha dhe letërsia serbe!”, ka shkruar Surroi në një postim në platformë X. /Telegrafi/