Telegrafi

Nacho përkrah Realin për sukses pas epokës Ronaldo

Nacho ka thënë se Real Madridi do të jetë edhe më i fortë për të kompensuar humbjen e Zinedine Zidanes dhe Cristiano Ronaldos.

Kryetrajneri Zidane u largua nga klubi pasi udhëhoqi Realin drejt tri titujve rresht të Ligës së Kampionëve.

Nacho luajti 90 minuta të ndeshjes hapëse ndaj Getafes dhe ai beson në sukses pas largimit të Zidanes dhe Ronaldos.

“Ata kanë qenë dy njerëz të rëndësishëm për ne, por ne do të luftojmë fort për të gjitha që do të vijnë”.

“Ne kemi besim të madh në veten tonë”.

“Është e qartë që Zizou dhe Cris kanë qenë esenciale në vitet e fundit, por jeta vazhdon edhe pa ta”.

“Ne kemi zhvilluar forcat tona dhe do të vazhdojmë të konkurrojmë, u shpreh Nacho. /Telegrafi/