Telegrafi

Nacho: Koha me Benitezin ishte katastrofë

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho, thotë se koha e Rafa Bentiezit në krye të Real Madridit ishte një katastrofë e vërtet.

Nacho ka folur për Cadena SER dhe ka folur keq për kohën e Benitezit.

“Me Rafa Benitezin krejt ishte keq, askush nuk ishte i lumtur dhe mediat po bënin presion”.

“Unë kam mësuar shumë prej tij në shumë ndeshje. Nuk ishte aq ekstrem largimi i tij, ne nuk po luanim aq keq, por këto vendime i merr klubi”, potencoi Nacho. /Telegrafi/