Telegrafi

Nacho infektohet me COVID-19

Real Madridi ka njoftuar se Nacho është infektuar me coronavirus.

Pas testimeve të fundit të bëra në klub, Los Blancos njoftuar se në skuadrën e tyre është vetëm një rast pozitiv.

Me miratimin e lojtarit. Real Madridi ka bërë të ditur se spanjolli është i infektuar me pandeminë globale.

Lojtari nga tani e tutje do të qëndrojë në vetëizolim për 14 ditë, duke iu nënshtruar testimeve në vazhdimësi.

Nacho ka bërë të ditur se ai është pa simptoma dhe se shpreson që të rikthehet më i fortë. /Telegrafi/