Telegrafi

Nacho bëhet me skuadër të re

Mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Nacho Fernandez e ka mësuar të ardhmen e tij.

Pas shumë diskutimeve me klubin, Nacho do të largohet nga ‘Los Blancos’, për të vazhduar karrierën në Serie A.

Është skuadra e Romës që e ka dashur fuqishëm reprezentuesin spanjoll dhe e ka bindur për t’i lënë kampionët e Evropës.

Nacho do t’i bashkohet Romës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku skuadra verdh e kuqe do të udhëtojë për fazën përgatitore.

26-vjeçari do të transferohet në Romë për një shumë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/