Telegrafi

Nacho barazon rezultatin ndaj La Corunas (Video)

Real Madridi ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas.

Është mbrojtësi spanjoll, Nacho, i cili ka shënuar një gol për barazimin e rezultatin në 1-1.

Goli i spanjollit erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes.

Ky gol u asistua nga mbrojtësi brazilian, Marcelo.

Ndryshe, Reali ishte në disavantazh nga minuta e 23-të me golin e Adrian. /Telegrafi/