Site icon Telegrafi

Naby Keita kthehet i lënduar te Liverpooli nga angazhimi me kombëtaren e Guinesë

NAPLES, ITALY - OCTOBER 03: Naby Keita of Liverpool warms up before the Group C match of the UEFA Champions League between SSC Napoli and Liverpool at Stadio San Paolo on October 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Naby Keita nuk ka mundur të vazhdoj ndeshjen me kombëtaren e vetë Guinean pasi ka lënduar kofshën e këmbës.

Liverpooli ka marr një lajm të hidhur sa i përket mesfushorit pasi që pritet të mungoj në disa javët e ardhshme pas dëmtimit në ndeshjen kundër Ruandës, e cila përfundoi 1-1.

Lojtari pësoi dëmtim në fund të pjesës së parë dhe u nxor jashtë fushës duke e bartur shokët e skuadrës pasi që në ndeshjen nuk kishte barela.

Naby Keita (Getty Images)

Mbetet për t’u parë se sa serioz është lëndimi, por futbollisti ka gjasa që mos të luajë të shtunën kundër Huddersfield Townit.

Keita nuk është lojtari i parë i Liverpoolit që është lënduar së fundi, pasi që Sadio Mane thuhet se ka thyer gishtin gjatë angazhimit me kombëtaren e Senegalit.

Lexo po ashtu Salah kthehet i lënduar te Liverpooli

Megjithatë, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah mendohet se do të jenë në dispozicion për takimin e fundjavës.

Ndryshe, të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp gjenden në pozitën e tretë të renditjes tabelore në saje të gol dallimit më të dobët se Chelsea i vendit të dyte dhe lideri, Manchester City. /Telegrafi/

Exit mobile version