Telegrafi

Nabil Fekir arrin marrëveshje me Real Betisin

Nabil Fekir është shumë afër ta kompletojë kalimin te Real Betis.

Mesfushori francez ishte kërkuar nga Liverpooli dhe Chelsea në verën e kaluar, derisa në garë ishin edhe Arsenali dhe Manchester United.

Por, sipas mediave në Spanjë, Real Betisi është shumë afër që ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Lyonit.

Nabil Fekir (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Fekir është pajtuar me kushtet personale të ofruar nga skuadra e La Liga-së, ndërsa prezantimi i tij pritet të ndodhë në javën e ardhshme.

Lexo po ashtu Presidenti i Lyonit, Aulas: Fekir është i lirë të largohet

Betisi do t’i paguajë 65 milionë euro për shërbimet e mesfushorit ofanziv, gjersa do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

Fekirit i është dhënë leja nga Lyoni që t’i braktisë seancat stërvitore, në mënyrë që ta kompletojë kalimin te skuadra spanjolle. /Telegrafi/