Telegrafi

Na vjen keq, por kosa nuk ka vend në kopshtet moderne

Monty Don, shkrimtar dhe folës i njohur për çështjet e hortikulturës, kishte deklaruar se nuk është nevoja të përdorni makinë për prerjen e barit – sipas tij, edhe kosat tradicionale e prejnë barin shumë mirë.

Megjithatë, ekspertët tjerë e thonë të kundërtën, ku thonë se kosa nuk ka vend në kopshtet moderne sepse nuk e prenë barin mirë dhe e prenë mirë vetëm nëse bari është duke qëndruar drejt – e jo kur bari rrinë i shtrirë, siç bën pas shiut, transmeton Telegrafi.

Por edhe në ditët e thara me diell të madh, kosa duhet të jetë e mprehur mirë përndryshe vetëm e çanë barin duke e bërë kopshtin tuaj të duket si një kokë me frizurë të keqe.

Përveç se nuk e pret barin mirë, ekspertët thonë se arsye tjetër për të mos përdorur kosën është rreziku që paraqet për fëmijët nëse kanë qasje në të.

Makinat e sotme për prerjen e barit janë tejet moderne, ku disa prej tyre edhe furnizohen me bateri litiumi. /Telegrafi/