Projekti multi-milionësh për të cilin qytetarët e Maqedonisë kanë paguar më shumë se 600 milionë euro ka filluar t’i shfaq anomalitë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky projekt deri tani ka kaluar afatin e përfundimit të punimeve por edhe përkundër kësaj ndërtesa e përmendore të reja vazhdojnë të ndërtohen, edhe pse jemi në vitin 2017.
Gjithësejt janë harxhuar më shumë se 600 milionë euro nga paratë e taksapaguesve.
Projekti u prezentua si projekt barok por disa herë me radhë e kemi parë se i njejti ka brendi të stiroporit që le për të dyshuar për vlerën reale të materialit që është punuar ky projekt.
Fotografitë janë publikuar nga qytetarë që kanë parë stiroporin nga objekti i dëmtuar në afërsi të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. /Telegrafi/