Telegrafi

Na pret mungesë e disqeve

Fabrikat e Western Digital të goditura nga vërshimet janë ende nën ujë. Fabrikat e SeaNa pret mungesë e disqevegate nuk janë të goditura drejtpërsëdrejti nga kjo fatkeqësi dhe janë duke punuar me kapacitet të plotë, por disa furnitorë janë të goditur rëndë. Për shkak të kësaj nga Seagate kanë tërhequr vërejtjen se situata momentale në masë të madhe të reflektojë furnizimin e tregut me disqe, ndërsa kriza pritet të zgjas edhe për disa çerek të tjerë.

Nga prodhuesit tjerë të cilët kanë fabrika në Tajlandë, më së shumti është goditur Nikon. Prodhimi i fotoaparateve është ndalur kah fillimi i muajit, e sipas të dhënave nga e premtja, niveli i ujit në fabrikë është në mes një dhe dy metra. /Telegrafi/