Kylian Mbappe ka shpërthyer kur askush nuk e priste, pasi gjatë verës ai ishte një nga emrat më të përfolur, ku lidhej me një kalim te Real Madridi.
PSG nuk pranoi asnjë ofertë në drejtim të francezit, ndërsa tani duhet të pritet të paktën deri më 1 janar, të dihet më shumë, pasi sulmuesi do të jetë në gjendje të negociojë me kë të dojë.
Mbappe ka folur për gazetën L’Equipe dhe Radio Montecarlo, ku ka dhënë versionin e tij për atë që ndodhi verës, duke i vënë në ‘luftë’ sërish të dy klubet.
Tani kanë mbetur edhe 87 ditë, nga dita kur Kylian mund të nënshkruajë për Real Madridin, nëse ky është ende qëllimi i tij, por derisa të mbërrijë kjo datë, lëvizjet Florentino Perez kishte thënë se së shpejti do të ketë një marrëveshje mes Real Madridit dhe Mbappes.
Sot nuk munguan shigjetat mes drejtuesve, pasi fillimisht Florentino Perez kishte thënë se së shpejti do të ketë një marrëveshje mes Real Madridit dhe Mbappes.
“Në janar do të kemi lajme për Mbappen. Shpresojmë që më 1 janar gjithçka të rregullohet”, kishte deklaruar presidenti i Real Madridit për “El Debate”.
Pas kësaj deklarate, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka qenë shumë kritik ndaj mënyrës në të cilën presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur hapur për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
“Ky është një shembull tjetër i mungesës së respektit për PSG-në dhe për Mbappe”, deklaroi ai. /Telegrafi/