Në një copë tokë, diku mes Taxhikistanit dhe Pakistanit, jeton një fis afgan, që janë kaq të izoluar sa nuk e dinë çfarë ndodh me pjesën tjetër të vendit.
Fisi Wakhi nuk e dinë se talibanët kanë qenë dikur në pushtet apo që i ka pushtuar SHBA.
Ky fis afgan me rreth 12 mijë banorë, jetojnë në një lartësi prej 4500 metrash, në një terren të vështirë dhe të izoluar.
Ata bëjnë një jetë të thjeshtë, të qetë, duke u bazuar kryesisht tek blegtoria, shkruan mapo.al.
Tani qeveria afgane kërkon të inkurajojë të huajt që të shkojnë për turizëm në këtë zonë.