Site icon Telegrafi

Na falni, shtëpi e gabuar

Sipas, Daily Mail, ekipi policor kishte gabuar tarracën me tulla pasi kishte hyrë befas për të bastisur në orën 6:30 të mëngjesit. Në vend të narkomanëve ata kishin gjetur 58-vjeçaren, Kathleen Oldham, me tesha gjumi duke pirë çajin e mëngjesit.

“Na fal zemër, shtëpi e gabuar”, kishin thënë policët dhe ishin larguar menjëherë, duke lënë një kolege pas tyre për të kërkuar ndjesë të madhe.

Policia e Manchesterti, më vonë kishte kërkuar falje publikisht për hyrjen e papritur në shtëpinë e saj.

“Si pjesë e një operacioni policor për të gjetur disa kriminelë droge, policët kanë gabuar shtëpinë. Policët do të rishikojnë se çfarë kishte shkuar keq dhe nuk do ta përsërisin më një gjë të tillë”, kishte thënë zëdhënësi i policisë.

Exit mobile version