Site icon Telegrafi

‘Na duhet shtet funksional demokratik dhe kushte për jetë të shëndetshme’

RDM (Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë), në kohën kur debatohet për mandatin e Qeverisë së ardhshme, ka bërë thirrje për përgjegjësi të të gjithë subjekteve politike dhe fokusim drejt zgjidhjes së probleme themelore të Maqedonisë dhe se qytetarëve u nevojitet shtet funksional demokratik dhe kushte për jetë të shëndetshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kjo do të thotë se duhet të fillohet me përmbushjen e rekomandimeve për reforma nga Priebe, duke siguruar institucione të pavarura dhe profesionale, qasje në drejtësi dhe zgjidhjen ligjore të rasteve të zbuluara të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Kjo është një parakusht për daljen nga kriza politike dhe kthim në procesin e integrimit euro-atlantik. Kjo është gjithashtu një parakusht për rivendosjen e besimit midis qytetarëve dhe shkrirjes së mureve dhe ndarjeve.

Pas hapjes së çështjes për sistem politik, RDM mbetet në konceptin e Kushtetutës sonë për konceptin e një shteti civil unitar me një model kulturor me votim të Badinterit dhe masave të tjera të cilat garantojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe parandalimin e majorizimit’, thuhet ndër të tjera nga RDM.
Paralelisht, shtojnë nga RDM, me proceset e demokratizimit të Maqedonisë, duhet të krijohen kushte për jetë humane në nivel të shëndetshëm jetësor. /Telegrafi/

Exit mobile version