Është e padiskutueshme se në Ballkan, për fat të keq, regjistrimi në vend të një operacioni statistikor, paraqitet si operacion politik, ejani le të takohemi, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për MIA, transmeton Alsat.
“E kuptoj, beteja për pushtet është legjitime, beteja për politika më të mira është legjitime, politika e opozitës për të kritikuar qeverinë është legjitime, edhe pse nuk mendoj se faji këtu është vetëm njëqind për qind në njërën anë të opozitës, por unë do të doja të shihja propozime konstruktive të opozitës në lidhje me regjistrimin që do të pranohet. Pse jo”, tha presidenti Pendarovski.
Ai shton se në këto rajone regjistrimi lidhet me një operacion politik, sepse sipas Pendarovskit të drejtat e njeriut, ende shihen kryesisht përmes prizmit kombëtar, prandaj, sipas tij, na duhet një operacion statistikor pa ndërhyrje politike.
“Na duhen deklarata konkrete që edhe pas ndërrimit të Qeverisë, askush nuk do të ketë ndërmend të ndryshojë Kushtetutën, nuk do të marr të drejtat etj. Deri më tani, ne nuk kemi ndonjë deklaratë të tillë nga disa aktorë të rëndësishëm në skenën politike, posaçërisht nga opozita”, tha Pendarovski.