Telegrafi

“Na duheni më shumë se kurrë”, Ajaxi kërkon ndihmën e fansave përmes videove motivuese në rrjetet sociale

Ajax do të mundohet të sigurojë një biletë për në finalen e Ligës së Kampionëve.

Holandezët kanë triumfuar me një gol dallim (1-0) në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Tottenham Hotspur në Londër.

Për të arritur deri te synimi i tyre, klubi i themeluar në vitin 1990, ka kërkuar ndihmën e tifozëve të tyre.

“De Godenzonen” kanë publikuar një video motivuese në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, e cila ka të bëjë me fansat e zjarrtë.

“Ju na duheni më shumë se kurrë”, shkruan ndër të tjerash përkrah xhirimit teksa shihen adhuruesit e klubit duke festuar.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në stadiumin Johan Cryuff të Amsterdamit. /Telegrafi/