Drita dhe Ferronikeli sot në Gjilan kanë luajtur pa gola në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Digitalb Kupa e Kosovës, rezultat ky që favorizon skuadrën nga Drenasi, pasi që skuadra e Ramiz Krasniqit ndeshjen e kthimit e luan para tifozëve të vet.
Morina pas ndeshjes tha se skuadrës së tij i është mohuar një penallti. Tekniku prishtinas mendon se niveli i lojës ishte i lartë nga të dy skuadrat.
“Nuk jemi aspak të kënaqur me rezultatin 0-0. U dëmtuam shumë nga arbitri, i cili na mohoi një 11-metërsh. Mendoj se arbitrat nuk janë në nivelin e duhur për të drejtuar këto ndeshje”, ka thënë Morina për “Supersport”. /KP/Telegrafi/