Site icon Telegrafi

Nёntё jetё? SNQ i maceve riparon veten dhe rimerr funksionet e mëparshme

Burimi: Universiteti Amerikan i Tiranës

Në studimin e publikuar më 31 mars 2009 në “Proceedings of the National Academy of Sciences” ekipi i kërkuesve të Universitetit Wisconsin-Madison raportoi se rigjenerimi i mielinës tek macet mund të çojë në rimarrjen e funksioneve nervore.

Mielina është substancë lipidike e cila formon mbështjellën e fibrave nervore dhe lehtëson përçimin e impulseve nervore. Humbja e saj si pasojë e sëmundjeve, në varësi të nervave që preken, shkakton dëmtim të ndjeshmërisë, lëvizjes, funksioneve kognitive etj.

Qëllimi fillestar i studimit lidhej me testimin e efekteve mbi rritjen dhe zhvillimin të një diete me ushqim të rrezatuar tek macet e mbarsura. (Rrezatimi i ushqimit është procesi i ekspozimit të ushqimit ndaj rrezatimit jonizues i cili shkakton shkatërrimin e mikroorganizmave dhe insekteve që mund të gjenden në ushqim. Efektet e tij janë të ngjashme me ato të pasterizimit të likuideve p.sh. qumështit por si procese janë thelbësisht të ndryshme).

Si rezultat, pas një periudhe tre-katër mujore në dietë, macet shfaqën çrregullime të rënda neurologjike (të lëvizjes, humbje e shikimit dhe paralizë). Tek macet e prekura u konstatua demielinim i gjerë i Sistemit Nervor Qendror.

Edhe se simptomat neurologjike të demielinimit tek macet dhe njerëzit janë të ngjashme nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sëmundjet e lidhura me degradimin mielinik.

Pas ndërprerjes së dietës macet u përmirësuan gradualisht por sërish jo të gjitha funskionet e humbura u rifituan. Shtresat e reja mielinike nuk kishin të njëjtën trashësi me ato tek individët e shëndetshëm .

“Veçantia e këtij studimi konsiston në faktin se konfirmon rëndësinë klinike të strategjive të lidhura me rimielinimin në kurimin e sëmundjeve si Skleroza e Shumëfishtë (Multiple) apo çrregullime të tjera të SNQ me bazë degradimin mielinik tek njerëzit”.

“ Shkaku i vërtetë i një çrregullimi të tillë neurologjik tek macet që iu nënshtruan dietës është i panjohur” u shpreh Ian Duncan, neuroshkencëtar i UW-Madison, drejtues i studimit por i papërfshirë në studimin fillestar të dietës.

Sipas tij, efektet e ushqimit të rrezatuar tek macet dhe njerëzit janë të pavarura. Mendohet që të jetë më tepër një proces “specie specifike” dhe i lidhur me dozën (sasi dhe kohë) e ushqimit të rrezatuar.

Exit mobile version