Qeveria e Kosovës ka filluar përgatitjet për tu përballur me kontestin e PTK-së me Axos-in.
Përfaqësuese ligjore nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (NZHE) për kontestin e privatizimit PTK-Axos është shpallur një kompani nga Bullgaria me emrin “KPMG Bulgaria” e që për punën që do ta kryen do të paguhet 100 mijë euro.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka negociuar marrëveshjen më kompaninë “KPMG Bulgaria” dhe ka arritur që të bëjë marrëveshje në shumën prej 100 mijë eurove. MZHE-ja për këtë punë i kishte parapa 150 mijë euro, raporton lajmi.net.
“Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues:Përzgjedhja për ekspertiza profesionale në çështjen Axos GMBH për kontestin “Privatizimi i PTK-së” LOT-1”, thuhet në njoftimin për dhënien e tenderit.
Procesi i privatizimit të PTK kishte nisur në vitin 2010, ku në vitin 2013 ishte shpallur fituese Axos që kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve.
Ky proces u kundërshtua nga opozita dhe privatizimi dështoi. Kompania Axos tash kërkon dëmshpërblim në shumë prej 50 milionë eurove./Lajmi.net/Telegrafi/