Telegrafi

MZHE kufizon gazetarët

Këtë hap të Ministrisë për Zhvillimi Ekonomik (MZHE) udhëheqësit e shoqatave të gazetarëve e cilësojnë të pa duhur i cili kufizon punën e gazetarëve.

Kurse, ne njoftimin e MZHE-së për media thuhet se kjo po bëhet për të pasur nj transparencë. “Me qëllim të transparencës sa më të madhe dhe përcjelljes më të gjithanshme të aktiviteteve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe proceseve të privatizimit të PTK dhe KEDS-it dhe të sigurimit të kontakteve të përhershme me gazetarët që do të përcjellin këto aktivitete kemi vendosur që të bëjmë akreditimin e gazetarëve”.

Sipas MZH-së të gjitha redaksitë e gazetave, radio, televizioneve dhe agjencive të lajmeve mund të akreditojnë dy gazetarë të cilët do të përcillnin në mënyrë permanente këto aktivitete. “Kjo nuk do të thotë se me pyetje dhe interesime për aktivitetet e MZHE dhe këtyre projekteve nuk mund të paraqiten edhe gazetarët tjerë. MZHE është e interesuar që të siguron transparencë të plotë në punën dhe angazhimin e vet dhe ju inkurajojmë që për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me aktivitetet tona të na lajmëroheni, kërkoni informata dhe dokumente”, thuhet në thirrjen e MZHE-së, drejtuar gazetarëve për akreditim në të ciline premtohen e gazetarëve do tu sigurohet qasje në të gjitha dokumentet zyrtare të Ministrisë dhe projekteve ku lejohet me ligj.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës ( AGPK), Arben Ahmeti hapin për akreditimin e gazetarëve nga ana e MZHE-së e cilëson të pakuptimtë kur dihet rëndësia e projekteve që udhëheq kjo ministri. “Kjo bëhet edhe më shqetësuese kur kemi të bëjmë më Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, e cila është një nga dikasteret më të rëndësime shtetërore. Shoqëria kosovare ngadalë po e zhvendos fokusin e vetë nga çështjet politike siç ka qenë ndërtimi i shtetit, tek zhvillimi ekonomik që nënkupton mirëqenien në këtë shtet. Në këtë mënyrë edhe gazetarët çdo herë e më shumë po kthehen dhe po i orientojnë artikujt e tyre kah çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, AGPK një vendim të tillë të kësaj ministrie e shef si tendencë për kufizime të tilla ekziston në të gjitha institucionet e vendit. “Qeveria dhe ministritë në vend se të emërojnë zëdhënës profesionistë dhe t`u afrohen medieve dhe gazetarëve në mënyrë që të rrisin transparencën, po e bëjnë krejtësisht të kundërtën. Po mundohen që me procedura të ndryshme t`ua mbyllin dyert gazetarëve”, është Shprehur kryetari i AGPK-së Arben Ahmeti.

Po ashtu, edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës e ka cilësuar këtë vendim për akreditim të gazetarëve si një kufizimi dhe pengim i punesë së gazetarëve sidomos të rinj.

Kryetari i UGK-së Muhamet Jahiri thotë se gazetarët në shumicën e medieve në Kosovë nuk i kanë të ndarë sektorët, ata sipas tij gjatë ditës mbulojnë ngjarje nga sektorë të ndryshëm prandaj edhe vendosja e këtyre barrierave është jashtëzakonisht e dëmshme për realizimin e punës së tyre. “Unioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshme këtë lloj të modelit të cilin po e përdorin institucionet e ndryshme për akreditmin e gazetarëve, për t’i ndjekur aktivitetet e tyre. Kjo është një pengesë e rëndë për faktin se jo gjithherë gazetarët mund të jenë të specializuar për t’i mbuluar institucionet e caktuara, sepse gjendja e rëndë financiare e medieve e pamundëson një gjë të tillë”, ka thënë Jahiri.

Nga këto akreditime ai thotë se po shkaktohet problem i vazhdueshëm sepse po thuajse çdo ditë ka lëvizje të gazetarëve nga sektori në sektor. “UGK e konsideron se pengesat e tilla për gazetarëve ndikojnë drejtpërdrejt në realizimin e punës së gazetarëve dhe bien ndesh me etiken profesionale. Prandaj më e mira do ishte sikur për gazetarët të ekzistonte një akredimit i cili do t’u shërbente atyre për qasje në të gjitha institucionet”, ka theksuar kryetari i UGK-së Muhamet Jahiri. /Telegrafi/